FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dalai Lama: Gjermania s’mund të bëhet një vend arab

Lideri shpirtëror i Tibetit ka dhënë një intervistë në lidhje me krizën e refugjatëve.

Duke folur për gazetën gjermane, FAZ, ai bën disa komente që kanë befasuar shumëkënd.

“Nëse shohim në fytyrën e secilit refugjat, sidomos të fëmijëve dhe grave, ndjejmë vuajtjet e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, gjithkush ka përgjegjësinë për të ndihmuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas ai shton: “Nga ana tjetër, duhet thënë se janë shumë. Gjermania është Gjermania. Europa, fjala bie Gjermania, nuk mund të bëhet një vend arab”.

Sipas tij, refugjatët duhen mbajtur përkohësisht.

“Qëllimi duhet të jetë që ata të kthehen dhe të ndihmojnë në rindërtimin e vendeve të tyre”.

Dalai Lama vetë është larguar nga vendi i tij. 80-vjeçari deklaroi se do donte të vdiste në një spital në vendlindjen e tij.

Tenzin Gyatso u shpall Dalai Lama në vitet ’30, si rimishërimi i 14-të. Në të shkuarën ai ka deklaruar se ai mund të jetë Dalai Lama i fundit.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur Gjermania thotë se ka probleme me deportimin e refugjatëve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?