FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan: Njohja e genocidit armen s’ka asnjë vlerë

Njohja si genocid, nga ana e Parlamentit gjerman të masakrës ndaj armenëve nën perandorinë osmane në vitin 1915 nuk ka asnjë vlerë dhe nuk do të ndryshojë asgjë në qëndrimin e Turqisë, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Vendimi i marrë nga parlamenti gjerman nuk ka absolutisht asnjë vlerë”, deklaroi Erdogan për shtypin turk, ndërsa është në vizitë zyrtare në Afrikë.

“Qëndrimi ynë në lidhje me periudhën e vitit 1915 është i njohur dhe ky lloj vendimi nuk do të ndryshojë asgjë në qëndrimin tonë. Por ata nuk morën në konsideratë faktin se po rrezikojnë të humbin një mik si Turqia”, shtoi ai, duke ironizuar rreth mënyrës sesi zyrtarët gjermanë “do të munden tashmë të ulen përballë për të biseduar me mua”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?