FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FMN konfirmon se ka pranuar kërkesën nga Greqia

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi se mori një letër nga qeveria e Greqisë për një kërkesë paraprake me anë të cilës kërkon nga Institucioni Financiar Ndërkombëtar një organizim të ri të struktures së kredisë. "Ne do të diskutojmë me autoritetet greke dhe me partnerët tanë evropianë për kohën dhe kushtet e bisedimeve" për këtë çështje, shtoi FMN në një deklaratë të shkurtër.

Të premten e kaluar, ministria greke e Financave njoftoi zyrtarisht, ku paraqiti një kërkesë për Fondin për një strukturë të re të kredisë. Greqia pritet të fillojë bisedimet me Komisionin Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për një program të ri mbështetje. Shkalla e pjesmarrjes së FMN-së nuk ka qenë e qartë deri më tani për programin e saj aktual që përfundon në vitin 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

K. Vani

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?