Gjashtë vendet që do të preken më shumë nga kaosi ekonomik i shkaktuar nga koronavirusi

Koha për masa të rrepta- Ekonomistët besojnë se kaosi që po afrohet nga përhapja e Covid-19 do të lërë miliona njerëz të papunë dhe do të falimentojë mijëra biznese në të gjithë globin me një rënie të ekonomisë që madje mund të tejkalojë edhe Depresionin e Madh të viteve 1930. Tani është e qartë se, pandemia e koronavirusit do të krijojë kaos për të cilin ekonomistët besojnë se do të shkaktojë një depresion të zgjatur ekonomik.

Zgjedhjet që bën secili person kanë fuqinë të ndikojnë në ekonominë e vendit të tyre dhe ekonominë botërore gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm.  Duke parë udhëzimet e qeverive si dhe vendimet dhe zgjedhjet individuale te popullsisë, vlerësojmë se cilat vende mund të jenë më të goditura në aspektin ekonomik, si dhe disa që mund të dalin më të dëmtuara se shumica.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlerësimi – MIRË

Swiss Digital Mobile Reklama

Singapori

Singapori mund të jetë receta e përsosur për kontrollin e koronavirusit. Një qytet-shtet i pasur me një sistem të kujdesit shëndetësor të klasit botëror.  Me një plan reagimi ndaj  pandemive që ekziston qysh kur u goditën keq nga virusi SARS në 2003. Çuditërisht, eksportet e tyre përveç naftës u rritën në shkurt, për shkak të rritjes së dërgesave farmaceutike dhe produkteve të ndryshme të prodhuara në Amerikë, Japoni dhe BE. Tregtia e tyre rajonale me Kinën dhe pjesën tjetër të Azisë Juglindore do të vuajë, megjithëkëtë, dhe ekonomia e tyre është një tregti me bazë. Prandaj, ata ka të ngjarë të hyjnë në një recesion këtë vit, së bashku me pjesën tjetër të botës. Mirëpo shenjat paraprake tregojnë se mund të jenë më mirë sesa shumë vende.

 

Kina

Ndonjëherë, ajo paguan të qënit një shtet totalitar. Ndalimi i përshkallëzimit të përhapjes se koronavirusit ka qenë e mrekullueshme, megjithëse u arrit përmes llojit të zbatimit të procedurave që vendet e tjera do ta kishin të vështirë ta zbatonin.

Në ditët e para të pandemisë, ekonomistët parashikuan një rënie të shpejtë të ekonomisë  së Kinës, që do të pasonte me një rritje të shpejtë, në formën e një kurbe e ashtuquajtur forma V. Por me përkeqësimin e krizës ekspertët tani po parashikojnë një rënie më të gjatë, më të thellë, gjë që do të kërkojë më shumë kohë për të shpëtuar. Partia Komuniste ka mbajtur të të bllokuar gjithë popullsinë duke e kontrolluar atë pa ndonjë trazirë të madhe publike. Pekini do të dalë i pari nga kriza dhe do ta shfrytëzojë për një rikuperim të shpejtë të ekonomisë, duke përdorur muskuujt e tij teknologjik dhe prodhues.

 

Vlerësimi – KEQ

Amerika

Donald Trump e ka shpenzuar pjesën më të madhe të presidencës së tij duke bërë tweet dhe mburrje se sa e fortë ka qenë ekonomia amerikane … dhe ai ka pasur të drejtë. Ekonomia ka qenë në rritje të vazhdueshme që nga kriza e fundit globale në 2009, dhe në vitin 2019 periudha u bë ekspansioni më i gjërë botëror. Por ky zgjerim do të jetë një viktimë tjetër e koronavirusit para se mbarimit të verës dhe duket që nuk ka ndonjë parashikimin sesa mund të përkeqësohet.

Italia

Italia ka gjithçka kundër saj. Një popullatë e moshuar më e ndjeshme ndaj sëmundjes. Një ekonomi e cila mbështetet shumë në turizëm, i cili do të shkatërrohet. Dhe borxhe të mëdha. Ata tashmë janë një vend i borxhlinjve që kanë vuajtur ndoshta më shumë se çdo vend tjetër europian përmes anëtarësimit të tyre në Eurozonë.

Korea e jugut

Republika Koreane po ushtron një veprim të ngjashëm mbrojtës si ai Singaporit kundër virusit. Sa i përket ekonomisë së tyre, ajo nuk ishte e suksesshme në këtë drejtim. Dëmtimi i lidhjeve tregtare brenda Azisë do t’i dëmtojë ata keq. Epiqendra e shpërthimit të tyre të koronavirusit është në rajonin e prodhimit, gjithahstu një fabrikë Hyundai tashmë ka mbyllur dyert e saj atje. Por nëse përhapet në Seul ata do të jenë në telashe edhe më të mëdha, pasi kjo mund të mbyllë sektorët e biznesit dhe financave.

Australi

Australia është një vend tjetër shumë i varur nga tregtia me Kinën dhe parashikohet të jetë ekonomia më e goditur në botë. Kina është gjithashtu burimi më i madh i të ardhurave nga turizmi në Australi.

Kjo ndodhi në një moment kritik për ekonomine e Australisë, menjëherë  pas një një vere plot zjarre të shumta që bënë dëme të mëdha ekonomike. Tashmë, dollari australian ka pësuar rënie drastike. Për popullin dhe politikanët australianë është një moment shqetësues.

 

Vlerësimi – Përkeqësuar

Afrika

Nuk ka asnjë kuptim të përpiqesh të parashikosh se cila nga ekonomitë tashmë të brishta në atë kontinent të gjerë dhe të trazuar do të preket më shumë nga koronavirusi, kur të përhapet gjerësisht atje. Afrika ka më shumë probleme të mjaftueshme pa një virus tjetër vrasës, por kryesisht është injoruar në diskutime rreth ndikimeve globale të Covid-19 deri më tani. Në mënyrë të frikshme, shumica e vendeve afrikane janë ekstremisht të prekshme. Shumë kanë më pak se 10 shtretër spitalor për 10,000 njerëz.

Marrë nga “RT”. Përgatiti: Indrit Isufi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?