Gjendet i vdekur në SHBA ish-bashkëpunëtori i Putin

 

Ish-bashkëpunëtori i Presidentit rus Vladimir Putin, është gjetur i vdekur në Uashington, njoftojnë mediat shtetërore në Rusi. Mikhail Lesin, ish-ministrit i Medias dhe ish-udhëheqës i kompanisë së fuqishme “Gazprom-Media Holding”, ka vdekur të enjten. Duke cituar familjarët, mediat ruse raportojnë se ai kishte pësuar një sulm në zemër. “Ëashington Post” shkroi se trupi i pajetë i Lesin ishte gjetur në një dhomë në hotelin “Dupont Circle”. Policia është duke hetuar rastin. “BBC”-ja ruse e cilësoi Lesin “si njërin nga njerëzit më me ndikimin në tregun mediatik rus”. Lesin ishte edhe në stafin e ngushtë në Presidencë gjatë viteve 2004-2009. Presidenti Putin vlerësoi “kontributin e madh të Mikhail Lesin në formimin e medias moderne ruse”. Vitin e kaluar, senatori i Misisipit, Roger Ëicker bëri thirrje për një hetim për Lesin në lidhje me pasurinë e tij. Senatori Ëicker, në letrën drejtuar Departamentit amerikan të Drejtësisë, shkroi se Lesin bleu një pronë në Los Anxhelos në vlerë 28 milionë dollarë për familjen e tij, pasi kishte lënë punën si nëpunës civil. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?