Gropa misterioze kërcënon shtëpitë e banorëve

Një gropë e madhe në Meksikën qendrore po kërcënon shtëpitë e banorëve në Santa Maria Zacatepec. Mediat e huaja raportojnë se gropa e madhe e krijuar po zgjerohet me dhjetëra metra çdo ditë, duke arritur rreth 80 metra të gjerë.

Familja Sanchez e cila jeton në zonën Santa Maria Zacatepec dëgjoi një përplasje të fortë të shtunën duke menduar së pari se ishte një goditje rrufeje. Ata shpejt zbuluan që toka ishte shembur vetëm disa metra larg shtëpisë së tyre në një fushë në Santa Maria Zacatepec, një zonë rurale e Meksikës qendrore.

Gropa gjigande u rrit me shpejtësi në 60 metra të hënën dhe rreth 80 metra të martën, thanë autoritetet, duke ardhur në mënyrë të rrezikshme afër shtëpisë së familjes Sanchez, të cilët kanë frikë se do të mbeten të pastrehë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkencëtarët dhe autoritetet kanë hedhur hipotezat duke përfshirë një prishje gjeologjike ose ndryshime në përmbajtjen e ujit të tokës si shkaqet e mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?