FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gruaja e Erdoganit vlerëson haremin: Ishte si një shkollë

Gruaja e presidentit turk, Emine Erdogan, shkaktoi zemërim me deklaratat e saj për vlerat e haremit në Perandorinë Osmane.

“Haremi ishte si një shkollë për anëtarët e dinastisë osmane dhe një strukturë mësimore që e i përgatiste femrat për jetën”, tha gruaja e Rexhep Tayyip Erdogan, gjatë një takimi zyrtar në Ankara.

Në harem sundonin rregulla shumë të rrepta, të cilave duhej t’iu përmbahej edhe vetë Sulltani. Për më tepër kishte rregulla të qarta për përzgjedhjen dhe edukimin e femrave të haremit. Ato trajnoheshin sipas talenteve, fjala bie në letërsi, muzikë, kaligrafi, gjuhë të huaja. Gjithçka bëhej me një qëllim: argëtimin e Sulltanit. Disa prej grave i ofronin atij edhe shërbim seksual.Por komentet kanë shkaktuar zemërim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ozlem Kurumlar nga Universiteti i Stambollit tha se gjatë Sulltan Muratit II, e vetmja gjë që nuk lejohej në harem ishin librat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe vetë presidenti Erdogan u kritikua për një deklaratë në ditën e 8 Marsit. Ai tha se për të një femër në radhë të parë është një nënë. Erdogan është kritikuar disa herë se kërkon që të forcojë vlerat islamike në shoqëri. Në jo pak raste ai është shprehur se barazia mes burrit e gruas nuk është një ide e mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?