Inxhinieri që jeton prej 16 vitesh me fisin indonezian në xhungël

Kur të gjithë duan një jetë me kushte të mira, një inxhinier norvegjez ka përshkruar së fundmi sesi braktisi jetën moderne për të jetuar me një fis xhungle në Indonezi, duke u ushqyer me majmunë dhe lakuriqë nate. Audun Amundsen, tashmë 40-vjeç, shkoi fillimisht për të jetuar në ishullin Siberut në brigjet perëndimore të vendit, kur ishte 24-vjeç në vitin 2004.

Më pas ai vendosi të lërë punën për të udhëtuar, fillimisht në Indi, Nepal dhe më pas në Indonezi. ”Dëgjova më pas për këta njerëz tradicionalë që jetonin në xhungël në ishullin Siberut dhe shkova atje. Kur arrita dikush erdhi drejt meje dhe ishte një moment shume emocionues. Fatmirësisht ai po buzëqeshte dhe megjithse nuk mund të komunikoja u bëmë miq”.

Ai qëndroi për një muaj para se të kthehej sërish në 2009 i pajisur me një fjalor më të mirë, me mjekime dhe një kamera, për të qëndruar më gjatë me fisin. Ai thotë se bota moderne kërkon të depërtojë në mënyrën e jetesës së fisit me rritjen e prezencës së plastikës e veshjeve moderne. Ai arriti të ndërtojë një panel diellor për komunitetin, ku të karikojë kameran e tij dhe të sjellë energji elektrike në shtëpinë e Aman Paksa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?