Jo më kuna kroate, më 1 janar 2023 në Kroaci futet monedha euro

Kroacia miratoi këtë të premte një ligj që i hap rrugë futjes në përdorim të valutës euro vitin e ardhshëm. Kroacia do të zëvendësojë kunën kroate me euron më 1 janar 2023.

Kroacia e cila iu bashkua Bashkimit Evropian më 2013, mbetet ndër ekonomitë më të dobëta të bllokut pas luftës së viteve 1992-’95.

Partitë e krahut të djathtë në Parlamentin kroat ishin kundër futjes në përdorim të euros, duke thënë se kjo do të rriste varfërinë dhe do të ushtronte presion mbi qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dyja valutat është vendosur të përdoren paralelisht në muajt pas fillimit zyrtar të aplikimit të euros. Ekonomia e Kroacisë varet nga të ardhurat nga turizmi gjatë muajve të verës. Vendi tërheq qindra mijëra turistë evropianë dhe të tjerë çdo sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?