Kapen 8 ton kokainë në SHBA, transportohej me nëndetëse

Fenomeni i  trafikut të drogës është i njohur kudo, dhe në vendin tonë është një problem, por megjithatë  sasia që është kapur sot në SHBA dhe mënyra e transportit nuk ka të krahasuar me asnjë rast tjetër në Europë apo botë.   

Policia amerikane ka kapur dhe sekuestruar një ndër sasitë më të mëdha të kokainës në historinë e SHBA-ve. 

Ngarkesa e madhe me lëndën narkotike u kap në brigjet kaliforniane nga roja bregdetare. Në këtë operacion u sekuestruan 8 tonë kokainë, e cila po transportohej me nëndetëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ishte ndarë në 275 thasë dhe vlera e tregut arrinte në 181 milionë dollarë. Policia arrestoi ka trafikantë, si poseduesit e kësaj ngarkese gjigante.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritet amerikane thanë se kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në brigjet amerikane dhe dyshohet se vinte nga vendet problematike të karteleve të drogës në Amerikën Latine.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?