Kryetari i Komunës së Kumanovës infektohet me koronavirus

Rastet me të infektuar me koronavirus janë shtuar edhe në Maqedoninë e Veriut. E rënduar situata nga koronavirusi paraqitet në Kumanovë.

E ditur bëhet se gjatë ditës së sotme në Komanovë janë regjistrua edhe 43 raste të reja me koronavirus. E ditur bëhet më tej se 21 persona janë punonjës shëndetësorë.

Po ashtu është sqaruar më tej se pjesa më e madhe e tyre punojnë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

I infektuar me koronavirus është edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Kurse ministri e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe është në izolim pasi ka pasur kontakte me kryetarin e Kumanovës gjatë mbledhjes të shtabit të krizës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë këtu se thirrjet për të qëndruar në shtëpi nuk janë ndalur në Maqedoninë e Veriut. Vazhdojnë edhe thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?