Kush do futet në burg? SHBA: Kapja e autorëve të krimeve të luftës, një ”lojë e gjatë”

Kush do të futet në burg për luftën ruse në Ukrainë? Ambasadorja e përgjithshme e SHBA-së për drejtësinë penale globale, Beth Van Schaack tha se vendosja përpara përgjegjësive të autorëve që janë përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë, është një sfidë e madhe. Për të ata po bëjnë “një lojë të gjatë”, pavarësisht se po punojnë për kapjen e tyre.

“Përfundimisht njerëzit, autorët do të duan të udhëtojnë, ata do të kenë anëtarë të familjes jashtë vendit, do të duan të vizitojnë kryeqytetet e Evropës dhe prokurorët ndërkombëtarë në mbarë botën do të jenë gati me padi në dorë”.

Po ashtu në seancën dëgjimore të Komisionit të Marrëdhënieve e mbajtur ditën e sotme, ajo u tha ligjvënësve se bota nuk e ka parë kurrë këtë lloj koordinimi ndërkombëtar rreth transparencës së llogaridhënies.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?