Lombardia rikthen orën policore

Autoriteteve në Lombardi u është dhënë drita jeshile për të vendosur një orë policore ndërkohë që rajoni italian po përballet me një rritje të shtrimeve në spitale.

Një shtetrrethim do të hyjë në fuqi nga ora 23:00 deri në 05.00 të mëngjesit dhe pritet të hyjë në fuqi nga e enjtja. Qendrat tregtare do të mbyllen gjatë fundjavës.

Masat në Lombardi, ku infeksionet e koronavirusit po ashpërsohen përsëri ekspertët ngritën alarmin se numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv mund të arrijë në 600 pacientë në fund të muajit nga 113 që është aktualisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i të shtruarve në spitale pritet të rriten në 4,000 pacientë. Një spital Covid në një qendër konferencash në Milano, ku rastet e reja po rriten me ritmin më të shpejtë, është rihapur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lombardia regjistroi të hënën 1,687 raste të reja, numri më i lartë ditor midis 20 rajoneve të Italisë.

Campania, në jug, nuk ishte shumë mbrapa me 1,593 raste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?