FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedoni, 2 mijë emigrantë çajnë gardhin rrethues

Rikthehen tensionet në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Mijëra emigrantë kanë çarë gardhin me gjemba të ngritur nga policia dhe kanë hyrë në Maqedoni.

Në kundërpërgjigje forcat e policisë dhe ushtrisë maqedonase kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të ndaluar emigrantët.

Trazirat nisën në kohën kur autoritetet maqedonase po lejonin në territorin e tyre një grup të vogël fëmijësh e grash. Pas tyre një turmë prej disa qindra klandestinëve u përplas me murin policor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat e para flasin për disa emigrantë të plagosur, por mbi numrin ende nuk ka raporte të sakta. Gazetarët që po ndjekin nga afër situatën raportojnë se përplasja ka krijuar një klimë tensioni mes palëve ndërsa kaosi ka ndarë shumë fëmijë prej prindërve

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pavarësisht raportimeve nga kufiri, ministri i Jashtëm i Maqedonisë ka ka mbrojtur reagimin përballë fluksit të emigrantëve me të cilin po përballet vendi dhe ka mohuar cdo akuzë për përdorim të dhunës.

Në një intervistë për BBC, Nikolla Popovski ka thënë se mbyllja e kufirit ishte e  detyruar pasi Maqedonia nuk  ka burimet e nevojshme për menaxhimin e krizës. Ndërkaq Kryeministrat e Maqedonisë dhe Serbisë kanë zhvilluar një bisedë telefonike, gjatë së cilës diskutuan masat që duhen marrë për përballimin e fluksit të emigrantëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?