FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedoni, Ivanov tërheq plotësisht vendimin për falje

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka tërhequr vendimin për faljen e politikanëve që hetohen nga Prokuroria Speciale Publike për krime të ndryshme.

Kabineti i presidentit ka njoftuar se tërhiqet lista e të 56 të falurve në bazë të vendimit të miratuar më 12 prill të këtij viti.

Më 27 maj, Ivanov ka tërhequr pjesërisht vendimin për falje, për vetëm 22 nga 56 personat e dyshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në bazë të ligjit, të gjithë personat e mbetur kishin mundësi të kërkonin anulimin e vendimit për falje. Përkundër paralajmërimeve deklarative të një pjese të tyre, deri tani, asnjë nga ata nuk dorëzoi kërkesë për anulimin e vendimit për falje. Këto 10 ditë ishim dëshmitarë të interpretimeve të ndryshme të këtij vendimi në skenën politike të polarizuar, si dhe përpjekjeve për përfitimin e pikëve politike mbi këtë vendim, i cili, sikurse atëherë, edhe tani, jam i bindur se do të kontribuojë për pajtim kombëtar dhe do të ofrojë dalje nga kriza politike e Maqedonisë. Prandaj, sot mora vendim të anuloja edhe vendimet e mbetura për falje, të marra më 12 prill”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndryshe nga 12 prilli, sot kemi një realitet të ri në Maqedoni, në kushte të kërcënimeve të jashtme dhe rreziqeve të sigurisë, por vendi ka institucione, të cilat mund t’iu bëjnë ballë edhe këtyre sfidave”, ka thënë Ivanov.

Vendimi për falje i Ivanovit ka shkaktuar protesta antiqeveritare në Maqedoni për gati dy muaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?