FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

NATO akuzon sërish: Rusia e ka komplikuar zgjidhjen në Siri

Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ambasadori amerikan Alexander Vershbow, akuzoi sot Rusinë se ka komplikuar përpjekjet për një zgjidhje në Siri duke bombarduar forcat e opozitës së moderuar ndaj regjimit të Damaskut.

“Meqë Rusia i ka ofruar një nivel më të lartë të mbështetjes ushtarake presidentit Asad, përfshirë këtu bombardimet ndaj grupeve të opozitës së moderuar dhe duke larguar mijëra civilë nga Alepoja dhe qytete të tjera, ajo e ka bërë edhe më të vështirë kërkimin e një zgjidhje afatgjatë ndaj dhunës, të një paqe të negociuar dhe të tranzicionit politik”, theksoi Vershbow në Krakovi, gjatë një konference të organizuar nga Instituti polak për Studime Strategjike.

Duke shprehur shpresën se armëpushimi aktual mund të transformohet në diçka më të qëndrueshme, përgjegjësi i NATO-s vlerësoi se “Rusia mund të përdorë ende influencën e saj mbi Asadin dhe të bëhet një forcë paqeje në Lindjen e Mesme (…) por objektivi final i Moskës vazhdon të mbetet i paqartë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?