Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare eurodeputeti i njohur Eduard Kukan

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan. Kukan ka qenë një mbështetës në Parlamentin Evropian i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, ai ka qenë kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor dhe shpesh pjesë e delegacioneve ndërkombëtare që ndërmjetësonin krizat e politikës shqiptare.

“Ka ndërruar jetë sot ish- ministri i Jashtëm i Sllovakisë Eduard Kukan. Duke shërbyer në kohë të vështira, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm Sllovak. Vendimet e tij vendimtare na mundësuan anëtarësimin tonë në BE dhe NATO. Pa të historia e #Sllovakisë mund të kishte qenë dukshëm e ndryshme. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme sllovake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?