FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nipi i Mandelës, akuza për përdhunimin e një të miture

Nelson Mandela ishte simbol i qëndrimit, njeriut që nuk u dorëzua kurrë. Ai luftoi deri në fund të jetës së tij për të drejtat dhe liritë e popujve të Afrikës, duke u kthyer  në një idhull për miliona njerëz në botë.  

Por nëse ai frymëzoi me miliona njerëz  në botë, nipi i Nelson Mandelës është vënë nën akuzë për përdhunimin e një 15-vjeçareje në një tualet në Afrikën e jugut.

24-vjeçari Mbuso Mandela doli para një gjykate të Johanesburgut të hënën dhe do të mbahet nën arrest deri në seancën dëgjimore të radhës ditën e premte, tha një zëdhënës i policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai akuzohet se e kapi me forcë të miturën teksa ajo po hynte në tualetin e një restoranti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, në Grinsajd të premten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët gjatë këtij viti, një tjetër nip i heroit të afrikano-jugorëve, u dënua pasi sulmoi një motorist 40-vjeçar gjatë një incidenti rrugor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?