Një femër, kryebashkiake e Bukureshtit

Partia Socialdemokrate doli në krye të zgjedhjeve lokale në Rumani dhe kandidatja e tyre, Gabriela Firea, është bërë gruaja e parë që fiton bashkinë e Bukureshtit, sipas rezultateve të pjesshme të publikuara sot.

Ish-gazetare, më pas senatore socialdemokrate (PSD), Firea, 43 vjeç, ka marrë 43,56 për qind të votave gjatë zgjedhejve të djeshme, sipas Zyrës Qendrore Zgjedhore të Rumanisë.

Ajo ndiqet nga kandidati i Unionit për Shpëtimin e Bukureshtit, Nicusor Dan, një matematicien mbrojtës i trashëgimisë së qytetit, me 29,05 për qind të votave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e kryeqytetit aktualisht drejtohet me mandat të përkohshëm, sepse ish-kryebashkiaku Sorin Oprescu, i mbështetur nga PSD-ja, është në hetim për një aferë korrupsioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?