Një gazetare e Al-Jazeeras vritet në Bregun Perëndimor

Shireen Abu Akleh, një gazetare e njohur palestineze, që punonte për kanalin në gjuhën arabe të televizionit ”Al-Jazeera”, u qëllua dhe më pas vdiq në qytetin Jenin të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ishin cak i sulmeve me armë zjarri dhe eksplozivë teksa po kryenin një operacion në Jenin, dhe më pas ata kthyen zjarrin. Ushtria tha se po “heton ngjarjen dhe po shikon për mundësinë që gazetarët të jenë qëlluar nga sulmues palestinezë”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se vdekja e gazetares është një lajm i trishtuar dhe shtoi se i ka propozuar Autoritetit Palestinez që të kryejnë një hetim për vdekjen e gazetares.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?