Pranvera Arabe nuk ka mbaruar ende

Nga Georges Fahmi, Chattam House

Kur reflekton mbi 10 vitet e kaluara, e kupton se Pranvera Arabe nuk ka mbaruar ende. Kryengritjet popullore në Sudan, Algjeri, Irak dhe Liban gjatë 2 viteve të fundit, së bashku me tensionet e vazhdueshme politike dhe socio-ekonomike në të gjithë rajonin, tregojnë se nuk është gjetur asnjë ekuilibër politik.

Gjithsesi, të presësh një moment tjetër si ai i vitit 2011, sikur asgjë të mos ketë ndryshuar, do të ishte diçka e gabuar. Përmbysjet politike të 10 viteve më parë, kanë sjellë ndryshime të mëdha si në peizazhin politik, ashtu edhe tek përcaktorët e mobilizimit popullor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse duan që të arrijnë ndryshime reale, thirrjet për reforma politike, duhet që t’i marrin në konsideratë këto transformime. Kryengritjet e vitit 2011 kanë pasur 3 pasoja kryesore:frika nga rënia e shtetit, rritja e polarizimit shoqëror, dhe rëndësia në rritje e kërkesave socio-ekonomike. Që të jetë e suksesshme, çdo strategji për ndryshim politik, duhet që t’i adresojë këta faktorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne ose kaosi!” – Frika nga rënia e shtetit

Rindërtimi i institucioneve shtetërore në vendet ku institucione të tilla kanë rënë ose

janë bërë joefektive, dhe mbrojtja e shtetit nga kolapse të ngjashme në të ardhmen, tani janë faktorë të rëndësishëm që mund të pengojnë ose forcojnë çdo projekt për ndryshime politike në rajon.

Në vitin 2011, protestuesit që dolën në rrugët e Tunizisë, Egjiptit, Libisë, Sirisë dhe Jemenit, kishin pak shqetësime për rrezikun e rënies së shtetit. Ndërsa regjimet u përpoqën

të përdornin diskursin “Ne ose kaosi!”, për të frenuar protestat popullore – si në rastin e Hosni Mubarak në Egjipt – shumica e protestuesve nuk e besuan këtë kërcënim.

Megjithatë, për shkak të luftërave të mëvonshme në Siri, Libi dhe Jemen, ky ligjërim ka fituar ndikim e tij. Çdo thirrje për ndryshim politik, duhet t’i sigurojë njerëzit për ruajtjen e rolit të shtetit në përmbushjen e premtimeve ndaj qytetarëve të tij, duke bërë kësisoj të qartë edhe ndryshimin midis një shteti dhe një regjimi.

Rritja e polarizimit social

Adresimi i polarizimit shoqëror dhe forcimi i besimit të qytetarëve, është shumë i rëndësishëm për mobilizimin e tyre. Gjatë valës së parë të Pranverës Arabe në vitin 2011, shoqëritë ishin më pak të polarizuara – politikisht, fetarisht apo etnikisht – se sa sot.

Dialogu laiko-islamik në Egjipt dhe Tunizi në vitet 2000,ndihmoi në rebelimet e vitit 2011, ku këto dy kampe u ngritën bashkë kundër regjimeve të vjetra. Sot ky unitet nuk ekziston më. Në Egjipt, Vëllazëria Myslimane ka akuzuar grupimet laike se u rreshtuan në anën e ushtrisë kundër Mohammed Morsit në korrikun e vitit 2013, ndërsa grupet laike e kanë akuzuar Vëllazërinë për përpjekjen për t`a monopolizuar pushtetin, dhe për të kontrolluar vetë të gjitha institucionet shtetërore gjatë kohës së shkurtër që ishin në pushtet.

Tensionet fetare dhe etnike në rajon janë rritur ndjeshëm që prej vitit 2011, dhe kjo është në favor të regjimeve në pushtet, pasi ato përfitojnë nga ndarjet socile. Për shembull, në Siri lufta ka shkaktuar ndarje të thella midis komuniteteve të ndryshme fetare dhe etnike të vendit, siç janë tensionet midis komuniteteve alavite dhe sunite, kurde dhe arabe,sunite dhe kristiane.

Tensione të tilla e zvogëlojnë besimin midis qytetarëve, dhe e bëjnë më të vështirë bashkimin e komuniteteve të ndryshme përmes një mobilizimi masiv apo veprimit publik. Prandaj, duhet të vendosen strategji për të rivendosur besimin shoqëror.

Faktorët socio-ekonomikë

Çdo projekt politik për ndryshim, do të duhet të adresojë ankesat e vazhdueshme socio-ekonomike. Në vitin 2011, protestuesit bënë një lidhje të qartë midis ndryshimit politik, dhe adresimit të çështjeve socio-ekonomike, duke besuar se sapo të rrëzoheshin regjimet autoritare, problemet e tilla do të zhdukeshin.

Sot, ky besim nuk ekziston më. Problemet socio-ekonomike jo vetëm që nuk janë zhdukur, por në shumë raste ato janë thelluar. Madje, sot disa njerëz pretendojnë se gjendja e tyre socio-ekonomike ishte më e mirë nën regjimet e vjetra.

Edhe në Tunizi – i vetmi rast i një tranzicioni të suksesshëm demokratik gjatë valës së parë të Pranverës Arabe – protestat kanë vazhduar, dhe vetëm në vitin 2019 janë regjistruar më shumë se 9.000  raste të protestave sociale. Gjatë 10 viteve të fundit, ky vend ka përjetuar shumë demonstrata në lidhje me papunësinë, ofrimin e shërbimeve, qasjen tek toka, uji, apo ndotja, kryesisht në brendësi të rajoneve.

Protesta ka pasur edhe në SidiBouzid, ku vetë-djegia e Mohammed Bouazizi ndezi valën e protestave që filluan të njihen si Pranvera Arabe. Nëse ndonjë projekt për ndryshime politike,synon të ketë një joshje të gjerë publike, nuk mund të shpërfillet lidhja midis reformave politike dhe përmirësimeve të kushteve socio-ekonomike.

Thirrja e qëndrueshme për demokraci

Me përjashtim të Tunizisë, fakti që vendet e tjera të Pranverës Arabe nuk kanë arritur të kalojnë me sukses në një sistem demokratik, nuk është i pazakontë. Në fakt, pak vende e kanë arritur demokracinë aq shpejt. Gjatë 2 shekujve të kaluar, shumë vende kanë hedhur hapa të rëndësishëm drejt demokracisë, vetëm për të bërë hapa pas, të paktën përkohësisht. Mbështetja për demokracinë është një aspekt themelor i Pranverës Arabe, dhe ajo është akoma e pranishme. Pavarësisht nga përvoja kryesisht negative e 10 viteve të fundit, studimi i pestë i Barometrit Arab, ka treguar se 78 për qind e tunizianëve, 74 për qind e libianëve, 70 për qind e egjiptianëve, dhe 51 për qind e jemenasve, besojnë ende se megjithëse sistemet demokratike nuk janë perfekte, ato janë opsioni më i mirë për ta.

Ndërsa Pranvera Arabe nuk ka mbaruar, momenti i vitit 2011 po. Sado i bukur që të ketë qenë ai, do të ishte e gabuar që aktorët politikë në rajon të mbeten të ngujuar në atë moment. Që nga ajo kohë, peizazhi politik dhe përcaktuesit e mobilizimit popullor kanë ndryshuar shumë. Dhe këto ndryshime duhet të analizohen dhe adresohen si duhet, si në ligjërim ashtu edhe në veprim. Dështimi për t`a bërë këtë, do të pengojë Pranverën Arabe që të përfundojë atë që nisi 10 vjet më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?