FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Propozimi i Austrisë: Emigrantët t’i çojmë në ishuj

Vjena ngre tonet kundër emigrantëve. Ministri i Jashtëm, Sebastian Kurz, ka propozuar që emigrantët që vijnë drejt Europës, të bllokohen dhe të vendosen në ishuj.

“Nuk është rastësi fakti që SHBA-të i çojnë emigrantët në ishullin Ellis, para se të vendosin se kush mund të hyjë në vend”, ka thënë Kurz për gazetën “Die Press”.

“Kush mbërrin në Europë në mënyrë të paligjshme duhet t’i hiqet e drejta për të kërkuar azil. Shpëtimi në detet pranë Europës nuk mund të shërbejë si biletë për të hyrë në vendet e kontinentit të vjetër”, ka thënë Kurz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Sipas tij, nëse emigrantët vendosen në pritje, në ishuj si Lesbosi, pa pasur mundësinë e dhënies së azilit, do të binden më lehtë për t’u kthyer mbrapsht se ata që kanë një apartament në qendër të Vjenës apo Berlinit.

Kurz sjell si shembull Australinë. “Në vitet 2012-1014, në Australi kanë mbërritur 40 mijë emigrantë dhe mbi 1 mijë janë mbytur në det teksa përpiqeshin të arrinin atje. Sistemi ynë po provokon mijëra të vdekur në Mesdhe, sepse emigrantët shpresojnë se do të priten”, thotë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Europa rrezikon të përçahet nëse disa politikanë duan t’i imponojnë asaj rregullat e veta, vetëm sepse ndihen moralisht më superiorë”, ka thënë Kurz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?