FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Putin Cameronit: Nuk e duam njëri-tjetrin, por duhet kundër ISIS-it

 

Presidenti rus, Vladimir Putin i kërkoi sot kryeministrit britanik, David Cameron për të luftuar së bashku kundër terrorizmit dhe për të riforcuar marrëdhëniet mes Moskës dhe Londrës që po kalojnë një periudhë të vështirë, gjatë një takimi në kuadër të samitit të G20-s në Turqi.

“Ngjarjet e fundit tragjike, veçanërisht në Francë, dëshmojnë se ne jemi të gjithë të detyruar (…) të bashkojmë forcat tona në luftën kundër kësaj të keqeje të madhe, terrorizmit”, deklaroi Putin, gjatë këtij takimi në qytetin turistik të Antalias.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përsa i përket marrëdhënieve dy palëshe, ato nuk po kalojnë periudhë të mirë në këto momente”, theksoi ai duke nënvizuar se në të kaluarën, dy vendet kishin arritur së bashku të krijonin një mekanizëm bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më duket e nevojshme të analizojmë çdo gjë pozitive që është bërë tashmë, të shikojmë drejt së ardhmes dhe të bëjmë projekte konkrete për riforcimin e marrëdhënieve tona”, shtoi presidenti rus.

Moska dhe Londra kanë mendime të kundërta për zgjidhjen e krizës në Siri. Rusia është një prej mbështetësve të fundit të regjimit të presidentit, Bachar al-Assad dhe këmbëngul në faktin se i përket popullit sirian të vendosë për largimin e tij, ndërkohë që Britania e Madhe ashtu si perëndimorë të tjerë kërkojnë largimin e tij.

Rusia ka ndërmarrë që prej një muaji një fushatë sulmesh ajrore në Siri kundër grupit të Shtetit Islamik me kërkesë të Damaskut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?