Rrëfimi i dhimbshëm i 28-vjeçarit të prekur me koronavirus: Isha drejt vdekjes!

“Koronavirusi për pak më mori jetën”

Kështu ka deklaruar një sportist 28-vjeçar i cili është i prekur nga koronavirusi i ri, COVID-19.

Micheal Prendergast, nga Kerry në Irlandë, ka deklaruar për mediat vendase se virusi i shkaktoi probleme të mëdha me frymarrjen, temperaturë të lartë duke e bërë atë të mendonte se vdekja për të ishte e sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

I riu deklaroi se me shumë mundësi do të jetë infektuar në Londër, bashkë me një gazetar por në ditët e para nuk kishte asnjë simptomë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas rikthimit, u zgjua me një gulçim të tmerrshëm dhe temperaturë të lartë, dy nga shenjat e para të virusit.

I riu i cili është mjaft i shëndetshëm, merret me sport dhe në një moshë mjaft të re, deklaron se COVID-19 e coi shumë pranë vdekjes. Ai ka një paralajmërim të madh për të rinjtë të cilët mendojnë se nuk preken nga virusi në fjalë,shkruan Albeu.com.

“Rrini brenda, nuk jemi të paprekshëm, ky virus mund të vras녔- ka thënë ai ndër të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?