Rusët përkujtojnë 63-vjetorin e vdekjes së Stalinit

Disa qindra banorë të Rusisë u mblodhën në kryeqytetin e vendit, Moskë, për të përkujtuar 63-vjetorin e vdekjes së ish-liderit dhe diktatorit të Bashkimit Sovjetik, Josif Stalin. Ceremonia u organizua në Sheshin e Kuq qendror të Moskës.

Një numër i madh i qytetarëve dhe anëtarëve të Partisë Komuniste vendosën lule në varrin e Stalinit, i cili gjendet nën muret e Kremlinit në Moskë.

Stalini ka qenë revolucionar marksist dhe më vonë lider i ish-BSSR-së (1928 – 1953), për 25 vjet me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?