FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA, 19-vjeçari me ngjyrë u vra nga agjenti

Në Shtetet e Bashkuara është verifikuar episodi i radhës kur një agjent vret një të ri afro-amerikan të çarmatosur pas një zënke.
Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Teksas, një vit nga vrasja po nga një polic e Michael Broën në Ferguson, një ngjarje që përçau Amerikën dhe rihapi debatin mbi racizmin. 
Policia e lokalitetit Arlington, në Teksas, ka nisur hetimet mbi rastin për të verifikuar nëse agjenti Brad Miller ka përdorur forcë të tepruar. Agjenti është pezulluar përkohësisht nga detyra. 
“Hetimet do të jenë të thella dhe transparente. Komuniteti e meriton këtë”, deklaroi rreshteri Paul Rodriguez i departamentit lokal të policisë. 
Ai nënvizoi se, 19-vjeçari i vrarë dyshohej për një vjedhje dhe reagimi i armatosur i oficerit erdhi pas një zënke mes tyre. 
Djaloshi afro-amerikan, i identifikuar me emrin Christian Taylor, kishte vërsuluar makinën e tij ndaj vitrinës së një konçesionari automjetesh. 
Agjentët i ishin përgjigjur një sinjalizimi për grabitje dhe kur mbërritën në vendin e ngjarjes panë automjetin e 19-vjeçarit që kishte shkatërruar vitrinën. 
Ata u afruan dhe pas një përballjeje me Taylor njëri prej tyre hapi zjarr. Taylor ishte një lojtar futbolli në një universitet të Teksas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?