FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA-Kubë rivendosin zyrtarisht marrëdhëniet, tashmë me ambasada

Kuba dhe Shtetet e Bashkuara kanë ripërtërirë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike, duke lënë pas dekada të tëra armiqësish.

Vetëm pak pas mesnate, me orën lokale, misionet diplomatike të dy vendeve u kthyen tërësisht në ambasada. 

Sekretari i Shtetit, John Kerry pritet të zhvillojë bisedime me homologun Bruno Rodriguez më vonë gjatë ditës në Uashington. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht ndryshimit historik, të dyja palët janë të vetëdijshme se kanë pengesa për të kaluar. “Ka ende çështje të cilat nuk i shohim nga i njëjti këndvështrim”, ka deklaruar një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Kufizimet për amerikanët që dëshirojnë të vizitojnë Kubën mbeten në fuqi, sikurse embargoja që u ndalon kompanive amerikane të bëjnë biznes në Kubë. 

Nga ana e saj, Kuba deklaron se embargoja, të cilin e quan një bllokadë, është tejet i dëmshëmb për ekonominë e saj. 

Presidenti Raul Castro i ka kërkuar presidentit Barack Obama që ta heqë atë, duke e cilësuar si pengesën më të vështirë drejt normalizimit të marrëdhënieve. 

Por çështja duhet të kalojë më parë për t’u votuar në Kongres. Dy presidentët njoftuan avancimin e lidhjeve diplomatike mes dy vendeve në dhjetor të vitit të kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?