Solli Covid-19 në SHBA? Gruaja: Si të shkatërrohet jeta nga teoritë konspirative

Maatje Benassi, rezerviste në ushtrinë amerikane dhe nënë e dy fëmijëve, është vënë në shënjestër të teorive konspirative, që e cilësojnë si personin që ka sjellë koronavirusin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo teori përhapet në YouTube çdo ditë dhe është “përqafuar” edhe nga mediat e Partisë Komuniste kineze. Diçka e tillë e ka kthyer përmbys jetën e çiftit amerikan, që thotë se adresa e shtëpisë së tyre është postuar “online” dhe profilet e tyre në rrjetet sociale u mbushën me mesazhe nga personat që i besojnë teorive konspirative.

Teoritë konspirative nisën të përqendroheshin te Maatje Benassi në muajin mars. Baza e tyre ishte pjesëmarrja e saj në Olimpiadën e Ushtrive, që u organizua në Wuhan, qytetin kinez që u bë epiqendër e koronavirusit. Maatje konkurroi në konkursin e çiklizmit atje, duke u përfshirë në një aksident që i la një brinjë të thyer. Kjo gjë ishte pikënisja e teorisë konspirative.

Jetojmë në një vend me lirinë e fjalës dhe autoritetet nuk mund t’ia mbyllin gojën Webb-it. Më thanë të gjenim avokat. E gjetëm por e kuptuam që për njerëzit e thjeshtë është shumë e vështirë që të nxjerrësh të vërtetën në dritë. U ankuam te YouTube, por edhe kur kompania pranon të fshijë një video, ajo video do disa ditë që të zhduket. Gjatë kësaj kohe, videoja bëhet virale dhe dëmi u bë. Më e keqja është se ato video postohen sërish në YouTube”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?