Sulmohet ambasadori rus, protestuesit e lyejnë me bojë të kuqe (VIDEO)

Sot është dita e paradës së Vladimir Putin, ku festohet Fitorja kundër Nazizmit me popullin rus në Sheshin e Kuq.

Por ambasadori rus në Poloni, Sergei Andreev, u lye me bojë të kuqe teksa po vendoste kurorë me lule në varrezën e ushtarëve sovjetikë në Varshavë.

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të kryeqytetit polak të dielën për të protestuar kundër agresionit rus në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrësit marshuan, duke mbajtur flamuj ukrainas dhe postera të tillë si “Shpëtoni Azovstalin”, “Stop Putinit”, “Stop Luftës”, “Bëhuni trima si Ukraina”, “Ne mundëm nazizmin, tani do ta mposhtim rusizmin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?