”The Wall Street Journal”: Dronët e Turqisë po zëvëndësojë mjetet tradicionale të luftës. Erdogan rrit ndikimin pa rrezikuar ushtarët

Dronët SIHA të prodhuara në Turqi, u bënë ”ndërrues të lojës” në luftërat në Siri, Libi dhe Azerbajxhan. Mjetet ajrore të armatosura pa pilot me kosto të ulët, sipas “The Wall Street Journal”,  kanë marrë stafetën duke lënë pas avionët të cilët përdoreshin më parë që kishin një kosto shumë më të lartë dhe nuk ishin aq praktik sa dronët.

“Kjo taktikë e re e luftës, e cila shfaqi sukses në konfliktet rajonale vitin e kaluar, ndryshoi ekuilibrin strategjik rreth Turqisë dhe Rusisë. Teknologjia digjitale me kosto të ulët e prodhuar në Turqi ka shkatërruar tanke, automjete të tjera të blinduara dhe sisteme mbrojtëse në luftërat që Rusia ka marrë përsipër në Siri, Libi dhe Azerbajxhan. Këto dronë të armatosur janë aq efektivë sa ata që zotërojnë teknologji të lartë të pajisjeve luftarake me kosto të lartë, por janë më të lirë në çmim”, shkruhet në lajmin e gazetës.

Dronët e armatosur ishin gjithashtu efektive në fitoren e Azerbajxhanit. ”Suksesi ka ndihmuar Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan të rrisë ndikimin e tij rajonal pa rrezikuar një numër të madh ushtarësh ose pajisjesh të shtrenjta”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?