Tjetër aleat i Putin vdes, kjo pas ”mjekimit me helm bretkose”
Baroni rus i naftës, Alexander Subbotin ka ndërruar jetë pas një trajtimi të pazakontë mjekësor me helm bretkose, që i ishte rekomanduar nga një shaman (mjek popullor alternativ) për të kuruar dhimbjen e kokës pas pijes.
Janë të paktën pesë oligarkë rusë që kanë humbur jetën në mënyra pas të shpjegueshme që kur lideri Putin ka nisur sulmin ndaj Ukrainës. Alexander Subbotin ka qenë ish-drejtues i gjigantit energjitik rus Lukoil. Ai është gjetur i vdekur në zonën qendrore të Moskës, Mytishchi.
Ai po kryente një mjekim alternativ në kohën kur vdiq. Mjekimet alternative janë të zakonshme për klasën aristokrate në Rusi, teksa dhe vetë Putin raportohej se përdor një mjekim të çuditshëm nga “brirët e drerit”.
KOHA JONË SONDAZH

