Tornado godet bregdetin në Francë, një i vdekur dhe 5 të plagosur (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë dhe aspak e zakontë ka ndodhur pasditen e së shtunës në një plazh në Villers-sur-Mer në Francë.

Një tornado e vogël, por me erë me shpejtësi tejet të madhe goditi plazhin, duke i marrë jetën një 31-vjeçari, ndërsa të paktën 5 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në internet janë bërë virale momentet kur era e fortë godet bregun e detit, ndërsa më dhjetëra pushues shihet teksa largohen të çoroditur me shpejtësi. Karrige e tavolina fluturuan në ajër nga hotelet aty pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky fenomen, i cili zgjati rreth 20 minuta, ishte totalisht i paparashikuar nga autoritetet meteorologjike.

Swiss Digital Mobile Reklama
De soudaines rafales de vents violents font un mort et plusieurs blessés dans le Calvados

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?