Tragjike në Itali, 16-vjeçari merr fshehurazi makinën e të atit për të shëtitur me të dashurën, por aksidentohen për vdekje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se një 16-vjeçar, i quajtur Rosario, ka marrë fshehurazi makinën e të atit për të dalë dhe bërë shëtitje me të dashurën, të quajtur Giulia.

Bashkë me të rinjtë ndodheshin edhe dy bashkëmoshatarë të tyre, por që për fat të mirë kanë arritur të shpëtonin. Karabineriët kanë rindërtuar të gjithë copëzat e ngjarjes, për të formuar të tërën. Sipas tyre, makina drejtohej nga 16-vjeçari, edhe pse ky i fundit s’kishte leje drejtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa autoritetet presin marrjen e dëshmisë së dy të rinjve të mbijetuar për të dhënë detaje më të plota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka mësuar për ngjarjen nga vetë familjarët e 16-vjeçarit, të cilët

kur nuk gjetën makinën në banesë bënë denoncim në polici.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?