Variantet e Covid-19 marrin emra të rinj

”Variantet e Covid-19 duhet të riemërtohen me shkronjat e alfabetit grek për të shmangur stigmatizimin e kombeve në të cilat janë zbuluar për herë të parë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se sistemi i ri zbatohet për variantet me interes më të madh, për katër më shqetësueset që janë në qarkullim dhe variantet e nivelit të dytë që po monitorohen.

”Ata nuk do të zëvendësojnë emrat ekzistues shkencorë, por synojnë të ndihmojnë në diskutimin publik”, tha Maria Van Kerkhove, menaxhere teknike e OBSH-së për Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sistemin e ri, i ashtuquajturi variant britanik B.1.1.7 bëhet Alpha; B.1.351 i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut bëhet Beta, ndërsa varianti braziliani P.1 bëhet Gama. I ashtuquajturi variant indian B.1.617 ndahet në nën-linja, prej të cilave varianti B.1.617.2 bëhet Delta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?