Vdes vajza e Whitney Houston, Bobbi Kristina Brown

 

Bobbi Kristina Brown, vajza e legjendës së muzikës pop, Whitney Houston dhe këngëtarit Bobby Brown vdiq në moshën 22-vjeçare, njoftoi dje stacioni televiz amerikan ”Entertainment Tonight”.

“Ajo më në fund prehet në paqe në krahët e Zotit. Falenderojmë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen e treguar në këta muaj”, deklaroi familja Houston në një komunikatë për ”Entertainment Tonight”, një emision televiziv amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brown u gjet pa ndjenja në vaskën e banesës së saj më 31 janar në Atlanta dhe që prej atëherë ndodhej në gjendje kome.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo u transportua në një spital më të specializuar në Xhorxhia një muaj më parë, pasi gjendja e saj u përkeqësua.

Vdekja e Bobbi Kristina Brown mendohet se lidhet me një overdozë, sipas një burimi të cituar nga ”Entertainment Tonight”. Edhe Whitney Houston u gjet pa jetë në dhomën e saj të një hoteli në Los Anxheles në vitin 2012, në rrethana të ngjashme me të bijën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?