Vrasja e mësuesit, Franca mbyll xhaminë

Franca urdhëroi mbylljen e përkohshme të një xhamie jashtë Parisit, si pjesë e goditjes ndaj njerëzve që dyshohen se nxisin urrejtje, pas vrasjes së mësuesit, që tregoi karikaturat e Profetit Muhamed në klasë.

Xhamia Pantin, në periferi të kryeqytetit, kishte shpërndarë një video në faqen e saj në Facebook, para sulmit ku shfrynte urrejtje kundër mësuesit të historisë Samuel Paty.

Prerja e kokës së mësuesit Pati, për përdorimin e satirës fetare për të eksploruar me studentët debatin rreth lirisë së shprehjes e ka tronditur vendin dhe botën. Vrasja erdhi disa javë pasi presidenti Emmanuel Macron shprehu shqetësime për atë që ai e quan “separatizëm Islamist”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?