Vrasja e mësuesit, imami: Ndjesë, mos kini frikë nga ne!

Vrasja e tmerrshme e mësuesit në Francë nuk kaloi pa reagime të forta edhe nga vetë komuniteti mysliman atje. Imami i Parisit, Hassen Chalghoumi bëri një apologji prekëse, duke iu lutur njerëzve të mos bien pre e frikës e duke kërkuar ndjesë për një akt të kryer nga një 18-vjeçar në emër të besimit.

”A e dini çfarë thotë një fjalë e urtë për profetin e Islamit? Thotë se mësuesi është një profet, sepse mëson, përcjell mesazhe. Aq shumë I duam ne mësuesit sa u besojmë fëmijët tanë. Nuk janë fëmijët tanë ata që mund të vrasin mësuesit, nuk janë fëmijët tanë ata që kryejnë krime dhe nuk respektojnë shkollën e republikës. Ne ju kërkojmë ndjesë sepse ai u ekzekutua në emër të fesë sonë; unë vetë i kërkoj falje familjes së tij, dhe u them të gjithë njerëzve se ne nuk kemi frikë, ne nuk duhet t`i dorëzohemi frikës”,- tha Chalghoumi.

Pas sulmit makabër të së premtes, kur mësuesit 47 vjeçar Samuel Paty iu pre koka në mes të rrugës nga një i ri me origjinë cecene, e gjithë Franca u përfshi nga tubime me thirrjet pro lirisë së shprehjes dhe laicizmi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?