FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç: Një shkëndijë e vetme, ndez gjithë Ballkanin

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka vlerësuar gjatë një interviste dhënë të përditshmes vjeneze “Die Presse”, se një shkëndijë e vetme mund të ndezë gjithë rajonin e Ballkanin Perëndimor.
 
“Si kryeministër i Serbisë nuk kam frikë nga reformat e rënda ekonomike, por frikësohem shumë nga paqëndrueshmëria rajonale. Një shkëndijë mund të ndezë gjithë rajonin”, ka paralajmëruar Vuçiç, duke shtuar se shqetësimi kryesor i tij mbetet situata në Bosnjë.

Sa i përket Samitit për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, Vuçiç ka thënë se është e nevojshme mbështetja politike e Gjermanisë, Austrisë dhe BE-së për të siguruar stabilitetin rajonal.

Ai është i bindur se stabiliteti mund të stimulojë projekte infrastrukturore të cilat do të diskutohen në Vjenë.

“Kur të ndërtojmë autostradën në mes Nishit dhe Prishtinës, ose hekurudhën ndërmjet Sarajevës dhe Beogradit, atëherë serbët dhe boshnjakët duhet të bashkëpunojnë dhe më vonë së bashku të ulen në tren. Kjo gjë i bashkon njerëzit, dhe për këtë ka rëndësi politike dhe psikologjike”, ka shtuar Vuçiq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?