Home Aktualitet Bozo: Ramën e...

Bozo: Ramën e kam takuar vetëm një herë, nuk e shqetësoj kot

103
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo thotë se tre muajt e parë të mandatit në Kuvendin e Shqipërisë, e ndjente veten si nxënëse. E pyetur për raportet me kryeministrin Edi Rama, ajo thotë se nuk ka pasur takime të shpeshta pune me të.

“Marrëdhëniet i kam të mira me të gjithë. Me kryeministrin Rama jam takuar vetëm njëherë kur më kërkoi për Tërmetin dhe nja dy herë në këto takimet festive.

S’duhet të shkojë çdo gjë te kryeministri, te Njëshi. Unë nëse kam një problem në lidhje me arsimin do shkoj të ministrja Kushi përshembull dhe ta diskutoj me të. Unë kam bërë takim me disa ministra, se ata do ta zgjidhin në fund të fundit.

Kryeministrin duhet ta shqetësosh kur është një problem që nuk është zgjidhur asgjëkundi. S’jam njeri që dua të bezdis kot. Shkoj vetëm kur kam ndonjë problem që mendoj se e zgjidh vetëm ai”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit