Home Aktualitet Braho: Hetimi...

Braho: Hetimi në gjendje të lirë i Ahmetajt cenon provat

30
0

”Sekreti hetimor do të ruhej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve si me dyer të mbyllura ashtu edhe me dyer të hapura”,-tha juristi Ledio Braho, lidhur me mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve që nisi shqyrtimin e kërkesës për arrestimin e Ahmetajt, ndërsa opozita kërkoi që të zhvillohej me dyer të hapura. Sipas Brahos mazhoranca ka përdorur forcën e kartonit që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura dhe publiku të mos ketë informacione.

“Nuk besoj që duke bërë mbledhje me dyer të mbyllura do të ruhej sekreti. Më duket një mënyrë që mazhoranca të mbrohet ndaj kësaj afere. Sekreti hetimor do të ruhej si me dyer të mbyllura, si me dyer të hapura. Kushdo që ka dashur të marrë dokumentin e SPAK e ka marrë. Provat nuk dalin nga mbledhja. Mazhoranca ka përdorur forcën e kartonit që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura dhe publiku të mos ketë informacione. Edhe nëse bëhej me dyer të mbyllura nuk do të cenohej asgjë.

Ahmetaj është i zgjedhur dhe duhet të ketë transparencë maksimale nga parlamenti. Unë besoj që kërkesa drejtuar kuvendit nuk ka të bëjë me individë të tjerë. Nëse bëhej fjalë për ata individë, sekreti hetimor mund të ruhej deri në fund këtu bëhet fjalë për veprimet e mosveprimet e zotit Ahmetaj në dy ministri që ka drejtuar opinioni publik duhet të marrë informacion të plotë pa cenuar sekretin hetimor. Në rastin e zotit Tahiri ka qenë e hapur”,-tha avokati.

Për Brahon duhet të kërkohet masë sigurie për Arben Ahmetaj, pasi sipas tij hetimi në gjendje të lirë cenon provat, i shmanget drejtësisë dhe shfrytëzon kohën për të negociuar. Kontrolli i banesës së Ahmetajt për Brahon nuk ka asnjë kuptim. “Unë nuk e di kë banesë do t’i kontrollojnë Ahmetajt dhe që nga klontrolli i banesës së bashkëjetueses mund t’i ketë të boshatisura. Çdo gjë tjetër mund të ketë kutpim, por kontrolli i banesës duket irrelevant se çdo gjendet në të”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit