Home Sporti Brazili dhe f...

Brazili dhe futbolli në ankth për Pele, operohet nga kanceri

34
0

Brazili është në ankth për gjendjen shëndetësore të legjendës së futbollit, Pele. 80-vjeçari, kishte njoftuar javën e kaluar për një seri kontrollesh mjekësore në Sao Paulo.

Së fundmi mësohet se Pele është operuar për një tumor në zorrën e trashë, diçka që sipas tij iu zbulua pikërisht gjatë analizave rutinore të zemrës.

“Do të përballem me këtë sfidë me buzëqeshjen në buzë, i rrethuar nga të dashurit e mi”, ishin fjalët e ish-sulmuesit që ka shënuar 1279 gola në 1363 ndeshje, i vetmi futbollist që ka fituar 3 kampionate të Botës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit