Home Aktualitet Briken Çalja ...

Briken Çalja synon suksesin Olimpik në Tokio: Është një rivalitetit i madh

3
0

Briken Çalja kërkon medalje në Lojërat Olimpike të Tokios. Disa herë medalist Europian dhe Botëror peshëngritësi shqiptar nuk e fsheh synimin e tij. “Është një rivalitetit i madh pasi janë 6 sportistë për 2 medalje. E rëndësishme nuk është ngjyra e medaljes, pasi është medalje olimpike dhe unë do t’i qëndroj fjalëve të mia deri në fund”, tha Çalja.

Çalja u kualifikua me normë në Olimpiadë dhe tregon se sa punë u desh për ta arritur. “Ishte një kualifikim i vështirë, pasi duhet të kishe të paktën 6 gara”.

Briken Çalja do të garojë më 28 korrik në peshën deri 73 kg ku marrin pjesë 14 sportistë. Favorit për të artën është kampioni olimpik dhe botëror kinezi Shi Zhiyong.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit