Home Kronike Britania dëbo...

Britania dëbon edhe të burgosurit, 50 shqiptarë kthehen në Rinas

215
0

Në një anë janë emigrantët e paligjshëm që largohen nga Anglia, por së fundmi janë 50 të burgosur shqiptarë në burgjet britanike që do të kthehen në Shqipëri, kjo për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

“Kjo do ta çlirojë vend nga disa kriminelë jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe do t’i kursejë taksapaguesit koston e burgosjes së tyre”,-shkruhet në artikullin e “Daily Mail”.

Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak njoftoi një marrëveshje të përbashkët për të përshpejtuar kthimin e shtetasve shqiptarë që bëjnë kërkesa të pabazuara për azil këtu pjesë e një strategjie më të gjerë për të frenuar migrimin përmes kanalit anglez.

“Janë më shumë se 1300 kriminelë shqiptarë në burgjet britanike”, shkruan ndër të tjera “Daily Mail”. Megjithëse dërgimi i 50 të burgosurve është fillimi, janë ende shumë të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimin në Angli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit