Home Bota Britania njof...

Britania njofton sanksione shtesë në marrëveshjet financiare me Rusinë

29
0

Britania ka njoftuar se do të vendosë më shumë kufizime financiare ndaj Rusisë, pas përshkallëzimit të sulmeve në Ukrainë.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sapo ka njoftuar një sërë masash për të ndaluar çdo person fizik ose juridik të Mbretërisë së Bashkuar të ndërmarrë transaksione financiare që përfshijnë bankën qendrore ruse, Fondin Kombëtar të Pasurisë ruse dhe Ministrinë e Financave të vendit”, shkruajnë mediat e huaja.

Konkretisht synon të parandalojë Bankën Qendrore të Rusisë që të përdorë rezervat e saj valutore prej 630 miliardë dollarësh në mënyra që minojnë sanksionet e vendosura.

– të ndalojë bankat e përcaktuara nga aksesi i pagesave të sterlinës dhe kleringut përmes MB;

-të forcojë ndjeshëm kufizimet tregtare kundër Rusisë;

-të parandalojë kompanitë ruse të emetojnë letra me vlerë të transferueshme dhe instrumente të tregut të parasë në MB.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit