Home Sporti Broja i jep l...

Broja i jep lamtumirën Southamptonit dhe rikthehet tek Chelsea: Ishim si familje, do më mungoni!

105
0

Armando Broja ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Southamptonit, ku ishte në formë huazimi për tu rikthyer sërish tek Chelsea. Sulmuesi ka falënderuar skuadrën dhe tifozët me një postim në “Instagram” ku ka theksuar rritjen që ka përjetuar si lojtar tek kjo skuadër dhe rëndësinë special që ata kanë për të.

“Doja të filloja duke thënë se ky ishte një sezon fantastik për mua dhe familjen time. Një sezon me ulje ngritje, por pavarësisht gjithçka kisha familjen dhe disa persona fantastik qe më kanë ndihmuar të kaloj gjithçka.

Dua t’i bëj një falënderim të madh Southemptonit dhe fansave të tyre fantastik që patën besim dhe më lejuan t’i tregojë se çfarë jam i aftë të bëj. I vlerësoj gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni treguar mua dhe skuadrës.

Në fund dua të falënderojë dhe shokët e skuadrës të cilët më kanë mësuar shumë, e kam shijuar çdo moment me ju djema, sinqerisht ishte diçka speciale për mua. Nuk u bëmë thjesht vëllezër, por një familje, do të më mungoni.”, u shpreh Broja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit