Home Aktualitet Budina: Të he...

Budina: Të heqim mafien në pushtet dhe jo filmat e komunizmit

134
0

Regjisori Edmond Budina, thotë se largimi i mafias nga pushteti, është më urgjente se dekomunistizimi. Për të nisma për dekomunistizimin është propagandë për të përfituar nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë.

”Kush është më imediat sot, demafiostizimi i vendit apo dekomunistizimi. Unë kam përshtypjen se më i rrezikshëm sot, është mafia që kemi në pushtet dhe kudo në psikologjinë e shqiptarëve është futur mafia. Kjo është shumë herë më imediate se historia e 30 viteve të shkuara. Unë jam plotësisht dakord që ajo duhet bërë. E gjitha kjo më duket një lloj prapagande për të përfituar nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë”,-tha për ”Euronews Albania”.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka dorëzuar në Kuvend një projektligj në kuadër të nismës për dekomunistizimin. Qëllimi i projektligjit, është që filmat, dokumentarët, këngët, programet televizive apo edhe momentet e ndryshme që kujtojnë e glorifikojnë sistemin komunist të ndalohen në vend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit