Home Aktualitet Bylykbashi: S...

Bylykbashi: S’më surprizoi vota e Alibeajt! Edhe nëse s’do i hiqej imuniteti Berishës, drejtësia s’do pengohej

128
0

Sot Sali Berishës iu hoq imuniteti i deputetit edhe me votën e demokratit, Enkelejd Alibeaj, por për opozitën kjo nuk ishte aspak surprizë. Oerd Bylykbashi ka zbuluar për herë të parë se pikërisht kjo panoramë që u regjistrua sot në Këshillin e Mandateve, ka qenë arsyeja se përse ai ka refuzuar heqjen e imunitetit të deputetit.

“Nuk është surprizë, sepse ka bërë një zgjedhje të veten, ata deputetë që janë aty ishin përpara rastit pse duhet të ketë një imunitet në Kushtetutë. Berisha edhe përkundër këshillës kishte një qëllim dhe thoshte do e heq nga kushtetuta, ne kishim versionin më të fortë të mundshëm siç e kanë gjermanët.

Me kërkesë të Ramës te ndërkombëtarët, unë kam negociuar me OPDAT, EURALIUS, ku na thanë se Rama ka frikë se mund të arrestohen deputetët e opozitës. Që ta përdorësh këtë imunitet, të bie erë persekutimi politik, kur ka një dyshim që kjo po ndodh, atëherë parlamenti nuk mbron Berishën, por veten e vet nga kjo”, u shpreh Bylykbashi në A2 CNN.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit