Home Sporti Cana tërheq g...

Cana tërheq goglat në Conference League, i sjell fat Marseille-s

121
0

Europa Conference League është turneu më i ri i UEFA-s. Finalja e madhe do të zhvillohet në “Air Albania” më 25 maj të vitit 2022, me vendin tonë që do të presë për herë të parë një ndeshje kaq të rëndësishme.

Tetë skuadra nuk morën pjesë në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, pasi kanë siguruar kalimin në raundin e 1/8-ve. Ish-kapiteni legjendar i kombëtares kuqezi, Lorik Cana ishte i ftuari i UEFA-s në hedhjen e shortit. Ndeshjet e para do të luhen më 17 shkurt, teksa sfidat e kthimit më 24 shkurt.

Short i pranueshëm për Marseille dhe Leicester City, teksa shumë interesante do të jenë edhe dy duelet mes skocezëve të Celtic dhe Bodo/Glimt, kampionëve të Norvegjisë.

Marseille – Qarabag

PSV – Maccabi Tel Aviv

Fenerbahce – Slavia Praga

Midtjylland – PAOK

Leicester City – Randers

Celtic – Bodo/Glimt

Sparta Praga – Partizani

Rapid Vienë – (Vittese vs Tottenham)

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit