Home Aktualitet Çani: Doktori...

Çani: Doktori të nxitojë, të marrë partinë një orë e më parë

948
0

Gazetari Arian Çani tha se Sali Berisha duhet të jetë më agresiv dhe të mos i mëshojë bashkimit, pasi bashkimi nuk mund të ndodhë. Për të Berisha duhet të nxitojë dhe të kryejë sa më shpejt të gjitha proceset në PD, pasi vonesa do jetë e rrezikshme për të.

“Berisha një orë e më parë, madje është i vonuar, nuk e kuptoj logjikën që thonë, pse nxitohet doktori? Në asnjë mënyrë, duhet të ishte bërë para një muaji. Të gjithë presin bashkimin, bashkimi është bullshit, nuk do të ndodhë. Problemi është kujt do ti mbetet vula dhe selia.

Duam apo nuk duam, ishte gjykata që detyroi doktorin dhe Metën të dilnin me Shtëpinë e Lirisë. Duam apo nuk duam, gringot bashkë me qeverinë po ndërhyjnë te drejtësia e re, si zgjatim politik që të deformojnë dhe godasin zhvillimet demokratike në Shqipëri. Pra, nuk na rruhet fare, ne do të shohim interesat tona!

Doktori ende nuk po fut në këtë lojë gjithë makinerinë e plotë. Doktori është akoma shumë pozitiv, duhet të bëhet më agresiv, se ndryshe kjo lojë do të jetë shumë e rrezikshme për të”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit