Home Sporti CAS hedh posh...

CAS hedh poshtë apelimin e Federatës Ruse për pezullimin nga FIFA

45
0

Ekipet ruse dhe kombëtarja e këtij vendi do të mbeten jashtë të gjitha garave të organizuara nga FIFA. CAS vendosi mëngjesin e sotëm pro FIFA-s, duke hedhur poshtë kërkesën e federatës ruse, që kërkonte pezullimin e vendimeve të institucioneve në fjalë deri në një vendim përfundimtar në lidhje me këtë çështje.

“Presidenti i Divizionit të Arbitrazhit të Apelit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) hodhi poshtë kërkesën e paraqitur nga Federata Ruse e Futbollit për të pezulluar, për kohëzgjatjen e procedurave të CAS, ekzekutimin e vendimit të Këshillit të FIFA-s për eliminimin e të gjitha ekipeve dhe kombëtares ruse nga pjesëmarrja në garat e saj deri në njoftimin e mëtejshëm.

Si rezultat, vendimi i kontestuar mbetet në fuqi dhe të gjitha skuadrat dhe klubet ruse vazhdojnë të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s. Procedurat e arbitrazhit të CAS janë duke vazhduar. Një panel arbitrazhi është duke u ngritur dhe palët po shkëmbejnë raportet me shkrim. Nuk është caktuar ende seancë dëgjimore”-bëri me dije CAS.

Këto sanksione ndaj Rusisë u vendosën pas nisjes së pushtimit të Ukrainës dhe nuk dihet sesa do jetë kohëzgjatja e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit